Man Utd transferon yllin e Real Madridit

  • 17 May 2019 - 11:51
Man Utd transferon yllin e Real Madridit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskajer, po kërkon transferimin e yllit të Real Madrid, Gareth Bale nga Real Madrid.

‘Djajtë e Kuq’ kanë përfunduar një sezon aspak të mirë në Premierligë, duke përfunduar vetëm në vendin e gjashtë, me 32 pikë më pak se kampionët e Manchester Cityt.

Trajneri Solskajer, që për herë të parë do të nis sezonin e ri në stolin e Manchester United, po synon të freskojë skuadrën me disa emra. 

Reprezentuesi i Uellsit, Gareth Bale, do të jetë synimi kryesor i Manchester United, shkruajnë mediet angleze.

Një transferim në ‘Old Trafford’ do ta aprovonte edhe Bale, që tashmë e ka të sigurt largimin nga Real Madrid.

Bale në vitin 2013 për 100 milionë euro ishte transferuar te Real Madrid nga skuadra e Tottenham.


(Kosova Sot Online)