Reagimi katër fjalësh i Ferguson për Solskjaer pas humbjes nga Cardiff

  • 17 May 2019 - 12:29
Reagimi katër fjalësh i Ferguson për Solskjaer pas humbjes nga Cardiff

Sir Alex Ferguson nuk është parë aspak i kënaqur pas humbjes së Manchester United në ‘Old Trafford’ nga Cardiff City.
 

‘Djajtë e Kuq’ kanë përmbyllur në mënyrën më të keqe sezonin 2018/2019, duke u mundur në xhiron e fundit në shtëpi 0:2 nga Cardiff, skuadër kjo që sezonin tjetër do të garojë në Championship. 

Ferguson këtë ndeshje e ka ndjekur nga tribunat e ‘Old Trafford’, duke parë se si Nathaniel Mendez Laing mposhti me shumë lehtësi ish skuadrën e tij.

Pas ndeshjes, Ferguson ka zbritur në fushën e ‘Old Trafford’, ku edhe ka takuar Ole Gunnar Solskajerin.

Gjitha këtë, legjenda skoceze e ka përmbledhur në vetëm katër fjalë.

“Djalë, çfarë ishte kjo”, ishte pyetja e Ferguson drejtuar trajnerit norvegjez.

(Kosova Sot Online)