Edhe nëse “Dardanët” bëjnë thirrje raciste ndaj Anglisë, anglezët do ta vazhdojnë lojën

  • 17 May 2019 - 12:47
Edhe nëse “Dardanët” bëjnë thirrje raciste ndaj Anglisë, anglezët do ta vazhdojnë lojën

 

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka zbuluar se lojtarët e tij nuk kanë dëshirë të largohen nga fusha e lojës, nëse tifozët në tribuna të stadiumit bëjnë thirrje raciste ndaj tyre.

Futbollistët e Anglisë ishin caku i disa thirrjeve raciste nga tifozët malazezë, gjatë ndeshjes në Podgoricë për kualifikime në EURO 2020. Besohet se malazezët i kishin imituar majmunët dhe i kishin gjuajtur me gjëra të fortë futbollistët me ngjyrë të Anglisë.

Kjo bëri që dje UEFA t’i hapë hetimet ndaj Malit të Zi të vendosë që ndeshja e ardhshme e Kosovës, e cila do të zhvillohet në Mal të Zi, të luhet pa tifozë.

Anglia do të përballet përsëri me tifozët nga Evropa Lindore, kur të përballet me Kosovën, në nëntor të këtij viti. Megjithatë, për shkak të dashurisë së kosovarëve për Anglinë, atmosfera në “Fadil Vokrri” pritet të jetë e mirë për anglezët.

Raheem Sterlingu iu ishte përgjigjur tifozëve malazezë duke i vendosur duart te veshët e tij, pasi e shënoi golin e pestë në fitoren 5:1 të Anglisë. Ky veprim i Sterlingut bëri që tifozët ta gjuanin atë me shishe dhe gjëra të tjera nga tribunat.

Kur u pyet nëse lojtarët e Anglisë e presin të abuzohen në këtë mënyrë në ndeshjet që zhvillohen në Evropën Lindore, Sterlingu tha: “E dimë se do të jetë e rrezikshme, madje e tmerrshme nganjëherë. E kemi këtë gjë në mendje”. 

Megjithatë, pasi e emëroi skuadrën për ndeshjet e qershorit në kuadër të finaleve të Ligës së Kombeve, trajneri i Anglisë, Southgate, sugjeroi se largimi nga fusha e lojës në këto raste nuk është zgjidhja e duhur.

“Sa i përket largimit nga fusha, kjo nuk është diçka me të cilën pajtohen të gjithë lojtarët. Në fakt, askush në skuadrën tonë nuk e ka shprehur preferencën për këtë opsion. Për mua nuk është e qartë nëse edhe në do të dënoheshim nëse e bëjmë një gjë të tillë”, ka thënë Southgate.

“Largimi nga fusha do të ishte një deklaratë e fuqishme, por çfarë do të sillte? Ata e kanë bërë të qartë që nuk dëshirojnë që historia të sillet rreth tyre si individë, por ata duan që futbolli të jetë historia”.

“Por, ata e kanë pasur edhe mundësinë që të flasin dhe të ndikojnë në këtë mënyrë. Ne kemi diskutuar për mënyrat që mund t’i bëjnë lojtarët të ndihen më rehat. Si t’i raportojmë thirrjet më lehtësisht? I inkurajojmë ata të flasim sapo të ndodhë një gjë e tillë”.

Këto ndeshje me Kosovën e Malin e Zi, Anglia i zhvillon në kuadër të Grupit A për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020. Në këtë grup garojnë edhe Bullgaria dhe Republika Çeke. 


(Kosova Sot Online)