Këta janë 11 trofetë e Allegrit të fituar me Juventusin

  • 17 May 2019 - 13:42
Këta janë 11 trofetë e Allegrit të fituar me Juventusin

Qëndrimi i Massimiliano Allegrit te Juventus do të përfundojë në fund të sezonit. Juventus përmes një komunikate për shtyp, ka njoftuar se do t’i ndajnë rrugët me trajnerin Allegri, pas qëndrimit pesë vjeçar.

“Massimiliano Allegri nuk do të jetë në bankinën e Juventusit në sezonin 2019/2020”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Italisë.

Gjatë këtyre pesë sezoneve te Juventus, Allegri ka arritur të fitojë 11 trofe. Pesë prej tyre janë tituj të Serie A, garë të cilën Juventus vazhdon ta dominojë në Serie A.

Allegri me Juventusin ka fituar katër herë Kupën e Italisë, dhe dy herë Superkupën.

(Kosova Sot Online)