Tifozi takon Messin në rrugë dhe e shkruan një letër prekëse

  • 17 May 2019 - 13:52
Tifozi takon Messin në rrugë dhe e shkruan një letër prekëse

Santiago Alberione ishte shumë me fat të enjten, kur e takoi papritmas superyllin e Barcelonës, Lionel Messin. Alberione po ecte në rrugën Castelldefels në Barcelonë, ku jeton argjentinasi.

Lionel Messi pozoi për një fotografi me tifozin e tij, si dhe ia nënshkroi atij një fanellë të Barcelonës. Santiago Alberione mbeti aq i mahnitur nga Messi saqë e postoi një letër prekëse një letër prekëse, të cilës ia përcolli edhe fotografinë me 31-vjeçarin.

“Një ditë e paharrueshme për dikë që i beson një atleti. Nëse je anti-Messi, atëherë shpresoj se nuk je duke e lexuar këtë. Sot, unë e plotësova njërën ndër ëndrrat e mia më të mëdha, e takova Lionel Andres Messin”, shkruan Alberione.

“E pata fatin të bëj fotografi me të dhe e mora një dhuratë me vete në shtëpi, e cila do të mbetet gjëja më simbolike dhe historikë që mund ta posedojë në lidhje me botën e sportit”.

“Momenti i shumëpritur erdhi në Castelldefels rreth orën 09:00. E shoh një djalosh të shkurtë me disa pantallona të shkurta të çuditshëm. Ai po e kalonte rrugën dhe po vinte në drejtim timin. Zemra ime rrihte tetë herë brenda sekondat, fyti m’u tha dhe zëri mu bë i çuditshëm kur i thashë vetes: Është Messi!!!!!”.

“Pastaj i kërkoj atij, me shumë respekt, nëse mund ta bëj një fotografi me të, duke i kërkuar falje që po i ndërhy në privatësi. Me një buzëqeshje në fytyrë, ai më buzëqeshi, pranoi dhe më tha të mos shqetësohesha sepse nuk po më pengonte”.

“Pastaj ai ma nënshkroi fanellën dhe më pyeti nëse jam nga Cordoba. Iu përgjigja me një tjetër pyetje, duke i thënë se a ishte aq e qartë sa ai ta vërente, me sy të përlotur dhe një buzëqeshje. Me një qeshje të mrekullueshme dhe të përulur, ai më tha po”.

“E falënderova atë përsëri dhe i kërkova edhe një herë falje që e kisha penguar dhe ia më tha me buzëqeshje: “Mos u brengos, kujdesu për veten” dhe ma dha një përqafim, ma dha dorën e pastaj shkoi në shtëpi”.

“E gjitha kjo ndoshta ndodhi brenda 60 sekondave, por mua më dukej sikur të ishte një përjetësi. Natyrisht, pastaj qava nga emocionet. E kisha takuar lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve (sipas meje, për t’i ikur debatit)”.

“Sot unë e plotësova ëndrrën time që shumë pak njerëz do ta kuptojnë. E takova Messin dhe sot jam njeriu më i lumtur në univers. Të dua, faleminderit që ekziston”.

(Kosova Sot Online)