Nedved e Ronaldo “tradhtuan” Allegrin

  • 17 May 2019 - 14:03
Nedved e Ronaldo “tradhtuan” Allegrin

Masimiliano Alegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Pas 3 raundesh bisedimesh, palët vendosën të ndërprisnin marrëveshjen e bashkëpunimit. Ndërkohë sipas “Corriere dello Sport”, tekniku italian e kishte kuptuar që po ia punon pas krahëve.

Allegri kishte humbur besimin e Cristiano Ronaldos dhe dyshesh Paraticci-Nedved të cilët votuan hapur për “divorcin”.

Pritet që ditët e ardhshme, trajneri dhe drejtuesit e klubit të arrijnë një marrëveshje ekonomike për divorcin. Juventusi do të përpiqet të rrëmbejë trajnerin e Francës, Didier Deshamps.

Guardiola është i paarritshëm, ndërsa Interi është përpara për Antonio Conten. Priten me mjaft interes zhvillimet në ditët e ardhshme për sa i përket trajnerit të ri të Juventusit.

(Kosova Sot Online)