5 vjet mungesë, 5 operime e 5 vjet dëshpërim...ky është rrëfimi ekskluziv i super-talentit Lorik Aliu

  • 17 May 2019 - 14:26
5 vjet mungesë, 5 operime e 5 vjet dëshpërim...ky është rrëfimi ekskluziv i super-talentit Lorik Aliu

Futbolli është i bukur dhe shpesh sjell momente lumturie, por nganjëherë di të jetë shumë i tmerrshëm.

5 operime, 5 vjet mungesë, 5 vjet depresion e dëshpërim por asnjëherë i dorëzuar. Ky është Lorik Aliu talenti llapjan për të cilin një kohë e gjithë Kosova fliste dhe mahnitej me talentin e tij,

madje ky talent kalonte edhe kufijtë e vendi sa mbërriti deri te skuadra e madhe gjermane Burussia Dortmundi që i dha një rast, por ja që lëndimi ishte ai që i lë ëndrrën në gjysmë.

Image
Loriku në fanelen e Borussia Dortmundit

Lorik Aliu në një rrëfim ekskluziv për “Kosova Soot Onlien”, ka treguar për periudhën shumë të vështirë që ka kaluar, por karakteri dhe besimi i fortë se do të vije prapë dita e tij nuk e la të dorëzohet.

Ai të mërkurën që lamë pas zbriti në fushën e lojës, aty ku e ndjen vetën më të lumtur se kudo tjetër.

Image
Lorik Aliu pas një intervenimi kirrurgjik

“Ka qenë një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për t’u përballuar. 5 operime të cilat më kanë quar në gjendje depresive dhe anksioze.

Por me kalimin e kohës dhe me besimin e madh, arrita ta kalojë edhe këtë sfidë”, ka thënë në fillim të bisedës, Aliu duke shpjeguar se si arriti ta përballojë krejt këtë situatë kaq të rëndë për një djalë të ri siç është Loriki.

Image
Kapiten neë fanelen e kombëtares se Shqipërisë

“Kam besuar shumë në vetën time dhe nuk jam dorëzuar asnjëherë. Kam ëndërruar që me ju kthye fushës dhe ja që e arrita këtë” tha ish futbollisti i Prishtinës, tash i skuadrës së Llapit, Lorik Aliu, duke shpjeguar se si e ka kaluar kohë që ka qenë jashtë fushave.

“Gjatë asaj kohe sa nuk kam qenë aktiv në futboll e kam përfunduar fakultetin e kulturës fizike, dhe tash momentalisht po i vazhdoj studimet master të të njëjtës strukturë”, tregoi talenti llapjan duke folur më pas për synimet që ka për të ardhmen.

Image
Lorik Aliu e Milot Rashica të grumbulluar te Shqipëria

“Kam me punuar edhe më shumë. Kam me u munduar me u përgatit maksimalisht në mënyrë që të arrijë shpejt formën që kisha dikur. Ëndrra dhe synimi im është të luajë jashtë Kosovës.

Megjithatë, krejt çfarë dua tash është të mos prekem nga lëndimet tash e tutje dhe të vazhdojë rrugëtimin tim të cilin e kam pasur qysh fëmijë” ka përfunduar Lorik Aliu.

Image
Rikthimi në fushë pas 5 viteve

(Kosova Sot Online)