Çdo trajner do ta dëshironte Griezmannin-in në skuadër, por…

  • 17 May 2019 - 16:09
Çdo trajner do ta dëshironte Griezmannin-in në skuadër, por…

Antoine Griezmann të mërkurën përmes një video të publikuar ka njoftuar se do të largohet nga Atletico Madrid.

Ylli francez ka vendosur të ndryshojë skuadër, pas qëndrimit pesë vjeçar në Madrid. Largimi i Griezmann ka alarmuar shumë skuadra, të cilat prej kohësh kanë qenë të interesuara për Griezmann.

Për një transferim të mundshëm të Griezmann te PSG, ka folur trajneri i kësaj skuadre, Thomas Tuchel. “Griezmann mund të luajë në çdo klub në botë, dhe çdo trajner do të donte ta shihte atë në ekipin e tij”, ka deklaruar Tuchel.

“Në këtë pikë, ai nuk është i përshtatshëm për ne. Ne do të shikojmë për lojtarë mbrojtës, dhe jemi të fokusuar në atë”.

(Kosova Sot Online)