Brazili i lë jashtë dy yjet e Real Madridit

  • 17 May 2019 - 16:35
Brazili i lë jashtë dy yjet e Real Madridit

Marcelo, Vinicius (Real Madrid) dhe Malcom (Barcelona) – nuk janë ftuar nga Tite për “Copa America”.

Tite ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për Brazilin për “Copa America” që do të zhvillohet në qershor.

Në mesin e shumë mungesave, janë edhe dyshja e Real Madridit; Marcelo dhe Vinicius Junior, vendin e këtij të fundit e ka zënë talenti i Ajaxit, Neres, i cili në mars zëvendësoi talentin e Realit pas lëndimit në Champions League, pikërisht kundër Ajaxit.

Nuk ka vend as për Malcomin e Barcelonës. “Është lista më e vështirë që kemi bërë ndonjëherë. As gruaja ime nuk ka mundur të më ndihmoj”, tha Tite.

Image

23 lojtarët e ftuar nga Brazili:

Portierë: Allison, Cassio, Ederson

Mbrojtës: Alex Sandro, Alves, Militao, Fagner, Filipe Luis, Marquinhos, Miranda, Thiago Silva

Mesfushorë: Alan, Arthur, Casemiro, Fernandinho, Paquetá, Coutinho

Sulmues: Neymar, Neres, Everton, Firmino, Gabriel Jesus, Richarlison

(Kosova Sot Online)