Zjarr në FFK: Trepça ’89 kërcënon me UEFA-n

  • 17 May 2019 - 17:26
Zjarr në FFK: Trepça ’89 kërcënon me UEFA-n

Trepça ’89 ka paralajmëruar se mund të ankohet në UEFA në rast se një kërkesë e saj nuk pranohet nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

E nëse kërkesa e mitrovicasve aprovohet nga shtëpia e futbollit, Superliga do të “hallakatet” ndonëse deri në përfundim të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, ka bërë ankesë kundër Dritës, për të cilën pretendon se në ndeshjen ndaj Flamurtarit e ka inkuadruar në lojë Ardid Mustafën, i cili – sipas Zekës – nuk ishte pjesë e listës së futbollistëve të Dritës të licencuar në FFK.

Ai beson se FFK-ja do t’ia heq 9 pikë Dritës, nëse jo do të ankohemi në instancat më të larta të UEFA.

Drita momentalisht ka 40 pikë dhe nëse i hiqen 9 sosh, atëherë do të mbetet në zonën barazh me 39 pikë. Ndeshjen e fundit e luan në udhëtim ndaj Ballkanit të dielën kur edhe kryhet kampionati.

Gjithsesi, tash për tash skuadrat më të rrezikuara për të mbetur në barazh janë Gjilani e Trepça’89, por që gjërat mund të ndryshojnë në ditën e fundit të kampionatit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)