Çfarë kapiteni, De Ligt i emocionon tifozët dhe lojtarët në festën madhështore për titull

  • 17 May 2019 - 17:34
Çfarë kapiteni, De Ligt i emocionon tifozët dhe lojtarët në festën madhështore për titull

Matthijs de Ligt ka mbajtur një fjalim emocionues në festën e Ajaxit pas përfundimit të sezonit, që e mbylli me dy trofe; Kupën e Holandës dhe Ligën.

Është vetëm 19-vjeçar, por është lider i lindur, pasionant, inspirues, ka qenë kapiten i vërtetë për Ajaxin në sezonin 2018/19, që fitoi dy trofe dhe ishte afër kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve, por iu mungoi fati dhe eksperienca.

Në festën madhështore për titujt e fituar; Kupën e Holandës dhe Ligën, Matthijs de Ligt, që me shumë mundësi do ta veshë fanellën e Barcelonës sezonin e ardhshëm, mbajti një fjalim inspirues.

Ai motivoi mijëra tifozë që ishin mbledhur për të festuar bashkë me skuadrën e zemrës.

“Iu kemi treguar të gjithëve se kush është Ajaxi dhe çfarë qyteti është Amsterdami. Iu kemi treguar të gjithë atë çfarë donim… futbollin sulmues!. Iu kemi treguar të gjithëve atë që Johan Cruyff do të dëshironte të shikonte dhe atë që do të priste nga ne. E bëmë këtë të gjithë së bashku, lojtarë të ekipit të parë, të rinj… të gjithë dhe tifozët. Duam të ju falënderojmë për sezonin fantastik”, tha De Ligt në fjalimin emocionues që u dëgjua me shumë vëmendje edhe nga shokët e skuadrës e trajneri, Erik ten Hag.

Përveç Barcelonës, De Ligt po e kërkojnë edhe Real Madridi, Manchester City, Liverpooli e shumë klube tjera. Në festën madhështore të Ajaxit, të gjithë lojtarët mbanin të veshur fanellën me numrin 34, të talentit, Abdelhak Nouri, që vazhdon të jetë end enë koma.

(Kosova Sot Online)