Raffaella, për Balotellin: Gabuam të dy

  • 17 May 2019 - 19:36
Raffaella, për Balotellin: Gabuam të dy

E ftuar në programin “Histori Italiane”, Raffaella Fico, ish-partnerja e futbollistit të Olympique Marseille, Mario Balotelli, foli për historinë e saj të dashurisë me ish-sulmuesin e Interit dhe të Manchester Cityt, Milanit e Nice.

Ajo e pranon se kanë gabuar vite më parë, teksa është pyetur nëse për shkak edhe të vajzës që kanë, në të ardhmen mund të bëhen sërish bashkë.

“Balotelli? Gabuam të dy. Është një plagë që me kalimin e kohës po shërohet. Në fillim vuajta shumë për shkak të dashakeqësisë së njerëzve”, tha ajo.

“Vajza ime është gjëja më e bukur, është njësoj si babai i saj. Ai e takon një herë në muaj. Nuk kërkoj shfajësime nga ana e tij, ishim të dy të rinj dhe nuk e ka kuptuar gabimin që ka bërë. Ai është një baba shumë i mirë”.

“A mund të rikthehet shkëndija e dikurshme mes nesh? Në jetë kurrë nuk i dihet, sot për sot, po mundohemi të jemi prindër të mirë”.

(Kosova Sot Online)