Xavi thotë se nuk është gati për Barcelonën

  • 17 May 2019 - 23:59
Xavi thotë se nuk është gati për Barcelonën

Xavi nuk është gati për t’u ulur në stolin e Barcelonës.

Ka shkruar historinë si lojtar dhe të shumtë mendojnë se mund të shkruajë historinë edhe si trajner.

Por, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se duhen edhe disa vite për të ndodhur kjo, pasi tani për tani – ai nuk është gati që të ulet në stolin e klubit katalunas, për ta zëvendësuar Ernesto Valverden.

“Natyrisht, është objektivi im, por ende nuk është momenti – duhet të përgatitem”, tha Xavi kur u pyet nëse ëndërron ta drejtojë Barcelonën.

“Nuk mund ta nis karrierën time si trajner me Barcelonën. Duhet të jem i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm që të mos digjen etapat. Më parë duhet të dëshmoj se jam një trajner i mirë. E nis nga zero, nuk mund të rikthehem tani te Barcelona, dhe as të drejtoj një skuadër në La Liga. Kam nevojë të ndihem gati, nuk është ende momenti”, deklaroi Xavi mes tjerash për “TV3”.

Për të triumfuar në Champions League, sipas Xavit, Barcelona duhet t’i dominojë ndeshjet, ashtu si vite më parë – duhet ta rikthejë “tiki-takën”.

“Unë mendoj se Barça duhet të kthehet dhe t’i dominojë ndeshjet. Nëse jo, atëherë është e pamundur që të fitohet Champions League. Kur kanë fituar La Ligan kanë dominuar, por nuk mendoj se e kemi bërë së fundmi”. 

(Kosova Sot Online)