Hazard po, Pogba jo

  • 18 May 2019 - 09:29
Hazard po, Pogba jo

Real Madrid ka bërë një listë të gjatë të lojtarëve për t’i transferuar gjatë verës dhe tashmë kanë nisur lëvizjet. Hazard quhet punë e kryer, ashtu si Jovic – me Eriksenin kanë arritur marrëveshje, derisa Pogba, edhe pse nuk pëlqehet nga fansat, gjithashtu mund të veshë fanellën e bardhë sezonin 2019/20.

AS ka pyetur tifozët se cilët lojtarë i duan në “Santiago Bernabeu” dhe cilët jo për sezoni e ardhshë.

Çuditërisht, Paul Pogba i Manchester United nuk preferohet shumë nga tifozët e Los Blancos, një numër i vogël kanë votuar pro francezit.

Më i dëshiruari është Eden Hazard, për të cilin tashmë raportohet se do të zyrtarizohet pas finales së Europa League.

Dëshira tjetër e Zinedine Zidane, por edhe fansave të Realit është mbrojtësi i majtë i Lyonit, Mendy.

Ndërsa, sipas AS, ashtu si Hazard, edhe Eriksen tashmë ka arritur marrëveshje me Madridin, por mungojnë negociatat me Tottenhamin.

Gjithashtu, edhe pse fansat nuk e duan, AS raporton se Reali ka arritur marrëveshje verbale edhe me Pogban, i cili pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane dhe përveç lojtarëve të lartpërmendur, rrugës janë edhe Jovic (punë e kryer) dhe Ndombelé (mesfushori defensivë i Lyon).

Kylian Mbappe dhe Neymar Junior, janë dy emra tjerë që lidhen me Real Madridin dhe sipas mediave spanjolle, deri në fund të afatit kalimtar të verës, Florentino Perez mund të bëjë çmendurinë sikurse në vitin 2009, kur bleu 7-8 lojtarë, në mesin e tyre yjse si; Cristiano Ronaldo, Kakan dhe Xabi Alonso. 

(Kosova Sot Online)