Mourinho paralajmëron rikthimin

  • 18 May 2019 - 09:31
Mourinho paralajmëron rikthimin

Jose Mourinho beson se do të kthehet në stol këtë verë. Bayern Munich, Juventus dhe PSG, janë klubet e mundshme për portugezin.

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka qenë pa klub që nga dhjetori i vitit 2018, kur u shkarkua nga “Djajtë e Kuq”, por thotë se është i gatshëm për të nisur gjithçka nga e para nga korriku i këtij viti.

Bayern Munich, Juventus dhe PSG, janë destinacionet e mundshme të ish-trajnerit të Real Madridit e Interit, derisa sipas Goal, nuk përjashtohet mundësia edhe që të rikthehet sërish te Chelsea, pasi Maurizio Sarri mund të largohet nga “Blutë e Londrës”.

“Kur u largova nga Manchester United në dhjetor, menjëherë mora vendim se dua të punoj nga vera”, tha ai për RMC. “Shpresoj të kthehem të punoj nga korriku në një projekt që me të vërtetë më pëlqen”.

Të premten Juve konfirmoi se Allegri s’do të jetë trajner i “Zonjës së Vjetër” për sezonin e ardhshëm, teksa vazhdimisht Goal raporton se Bayern Munich do ta shkarkojë Niko Kovacin, kurse PSG-ja dëshiron të rinisë gjithçka nga e para, pas dështimit në Champions League, pavarësisht yjeve si Neymar, Mbappe, Di Maria e shumë të tjerë që ka në skuadër.

Sipas Goal, nuk përjashtohet mundësia që Mourinho të rikthehet sërish te Chelsea, pasi Maurizio Sarri mund të largohet nga “Blutë e Londrës” – sidomos nëse dështon në Europa League. 

(Kosova Sot Online)