Messi refuzon të përfshihet në politikë

  • 18 May 2019 - 10:07
Messi refuzon të përfshihet në politikë

Messi ka refuzuar të duartrokasë kur të gjithë në sall brohorisnin “Liri për të burgosurit politik” në ceremoninë për çmimin që mori “Creud de Sant Jordi”, “Kryqi i Shën Gjergjit” në shqip, që u është dhënë 28 personave dhe 15 institucioneve në Barcelonë.

10-shi magjik i Barcelonës, Lionel Messi, është gjendur në një situatë të palakmueshme ditë më parë në Barcelonë.

Gjatë ceremonisë ku 31-vjeçari u nderuar me çmimin “Creud de Sant Jordi” në Barcelonë, të gjithë në sall nisën të brohorisnin “Liri për të burgosurit politik”.

Në momentin kur Messi dëgjoi thirrjet, u ndal së duartrokituri, duke refuzuar që të përfshihet në politik, raporton El Chiringuito TV.

“Nuk ia dolën të sigurojnë foton që deshën. Messi nuk u përfshi në lojën e tyre dhe reagoi me elegancë në një situatë aspak të mirë”, thotë gazetari spanjoll, Josep Pedrerol. 

(Kosova Sot Online)