McGregor kontribuon për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët në Dublin

  • 18 May 2019 - 11:51
McGregor kontribuon për ndërtimin e shtëpive për të pastrehët në Dublin

Ylli i MMA, Conor McGregor ka kontribuuar në ndërtimin e tetë shtëpive për familjet e pastreha në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. 

Ai u pa i pranishëm në sheshin e ndërtimit për të inspektuar punimet në ndërtimin e shtëpive, teksa përshëndeti disa nga fqinjët vendas, shkruan “DailyMail”. 

30-vjeçari, fitimet vjetore të të cilit mendohet se shkojnë deri në 75 milionë paund, shpesh përdor mediet sociale për të treguar aktivitetet e tij.

“Ne kemi tetë shtëpi drejt përfundimit. Shtëpi me tre dhoma gjumi, të destinuara për familjet që aktualisht banojnë në hotele rreth kryeqytetit, pa një shtëpi që mund ta quajnë të veten. Por jo për edhe për shumë kohë. Pas stuhisë vjen dielli”, u shpreh McGregor.

(Kosova Sot Online)