De Ligt, lojtari i vitit në Holandë

  • 18 May 2019 - 12:16
De Ligt, lojtari i vitit në Holandë

Matthijs de Ligt është zgjedhur lojtari i vitit në Eredivisie për sezonin 2018/19 pasi e udhëhoqi Ajaxit drejt triumfit në Kupën e Holandës dhe në Ligë.

19-vjeçari është bërë lojtari më i ri që e fiton “Këpucën e Artë”.

Sulmuesi i PSV Eindhoven, Luuk de Jong, u vlerësuar i dyti më i mirë, e fitoi  Këpucën e Argjendtë, kurse sulmuesi i Ajaxit, Dusan Tadic, e fitoi Këpucën e Bronztë.

“Këpuca e Artë” është një çmim që dhurohet nga e përditshmja “De Telegraaf” dhe e kanë fituar lojtarë si; Johan Cruyff, Frank Rijkaard, Ronald Koeman, Romario, Ronald de Boer dhe Luis Suarez.

“Ky çmim më motivon edhe më shumë, sidomos kur dihet se e kanë fituar aq shumë emra të mëdhenj. Më motivon të arrij edhe më shumë në karrierë”, tha De Ligt.

“Ky çmim është i mirë për librat e historisë dhe jam krenar për këtë”.

De Ligt do të largohet këtë verë nga Ajaxi. Raportohet se do t’i bashkohet Frenkie de Jongut te Barcelona.

(Kosova Sot Online)