Skandal: Në futbollin e Kosovës kërcënime me bomba e luftë botërore!

  • 18 maj 2019 - 13:44
Skandal: Në futbollin e Kosovës kërcënime me bomba e luftë botërore!

Kika – Besa, do të marrë gjithë vëmendjen ditën e shtune.

Skuadra simpatike kosovare do të luajë para tifozëve vendas Hogosht duke synuar fitoren në luftën për mbijetesë. Por, nuk do ta ketë të lehtë ngase përballë ka Besën e Pejës që i nevojitet fitorja për t’u futur në Superligë.

Para ndeshjes së rëndësishme, kanë reaguar në rrjetet sociale tifozët e Kikës “Ultras-Luanët”.

Ata kanë bërë një kërcënim publik ku paraqiten edhe bomba e shpatat. Në postimin në Facebook, “Luanët” thonë se sot “do të jetë lufta e tretë botërore dhe nuk ka tjetër veçse jetë e vdekje”.

“Nesër e kemi ndeshjen jetike kundër Fc Besa , mobilizimi na duhet i tërë fshatit nuk ka arsyeje për të munguar nuk pranojmë rezultat tjetër pos fitores, për neve nesër është lufta e 3-të botërore ose jetë ose vdekje për 90 minuta ë”, kishin shkruar mbrëma ata në Facebook.

“Më të mobilizuar se kurrë në ora 14:30 shihemi në qendër të fshatit , organizohemi dhe nisemi për stadium” thuhet në njoftimin e tifozëve nga Hogoshti”, vijon shkrimi i tyre.

Besa e frikësuar nga kërcënimet

Besa ka reaguar lidhur me kërcënimet e tifozëve të Kikës “Ultras-Luanët”, për mobilizim maksimal në ballafaqimin e sotëm që do të luhet në Hogosht.

Madje, pejanët kanë bërë kërkesë për FFK-në dhe policinë që t’i marrin të gjitha masat.

 

Nesër e kemi ndeshjen jetike kundër Fc Besa , mobilizimi na duhet i tërë fshatit nuk ka arsyje për të munguar nuk...

Posted by Ultras ''Luanët" on Friday, May 17, 2019

Ky është reagimi i FC Besa:
Nga një postim me përmbajtje të urejtjes dhe thirrjeve që një klub Kosovar të pritet për të luftuar ndaj ti, FC Besa dhe mbarë opinioni janë të shokuar nga keto postime të tifozëve të klubit futbollistik Kika nga Hogoshti. Mobilizimi i njerëzve dhe targetimi i një klubi tjeter si kundershtar luftarak janë thirrje që në Kosovë kanë mbarruar në vitin 1999, andaj të nderuar dhe të respektuar vëllezer nga Hogoshti ndalin thirrjet raciste dhe përqarëse në mes nesh sepse jemi të gjithë vëllëzër dhe sporti e konkretisht futbolli është një diciplinë e cila promovon lojen kolektive e jo urejtjen dhe thirrjet për vllavrasje.

Nga kjo situatë e krijuar bejmë apel tek KF Kika, Policia e Kosovës dhe FFK-ja që të sigurojnë dhe menaxhojnë situatën në ketë ndeshje shumë interesante sepse në të kunderten pas këtyre thirrjeve dhe mobilizimeve nuk mbetet tjeter te pritet pos ndonjë tragjedie, sepse thirrja për luftë nënkupton viktima e ne nuk jemi të interesuar që në mes nesh të ndodhin këto skena.

Futbolli kosovar ditëve të fundit është përfshirë me akuza për kurdisje dhe dënim nga FFK-ja.

Fushë Kosova është dënuar me -9 pikë dhe automatikisht ka rënë në Ligën e Dytë.

Fushë Kosova e humbi qëllimisht ndeshjen ndaj Drenasit, duke bërë një gabim të turpshëm në minutat shtesë.

Pas barazimit të rezultatit (1:1), që nuk ishte në skenarin e ditës, Fushë Kosova inkuadroi në lojë një lojtar që nuk ishte fare në protokoll, dhe krejt kjo bëri që Komisioni i Garave të marrë këtë vendim. 

(Kosova Sot Online)