Nuk ka asnjë shans të largohet nga City

  • 18 May 2019 - 17:39
Nuk ka asnjë shans të largohet nga City

Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se nuk do të lejojë që të largohet nga Manchester City mesfushori gjerman Leroy Sane. Kohët e fundit kanë qarkulluar zëra se 23-vjeçari gjerman, që luan me City që prej vitit 2016, do të rikthehet në vendlindje sezonin tjetër. Me Bayern Mynih që është gati të paguajë klauzolën për ta patur në skuadër.

Gjithsesi, duket se Guardiola nuk është dakord me zërat për largimin e Sane dhe faktin se ai preferon më shumë të aktivizojë Sterling, Bernardo dhe David Silva para gjermanit. Shifrat e konfirmojnë këtë, pasi këtë sezon, Sane ka luajtur në total në 46 ndeshje, duke realizuar 16 gola dhe 10 asist.

380458

Sane ka ende edhe dy vite kontratë, ndaj Guardiola po mendon ta rinovojë atë. “Kemi kohë që kemi nisur bisedimet për ta rinovuar kontratën dhe kemi ende shumë kohë për të shkuar deri te marrëveshja. Ne nuk dëshirojmë ta përfundojmë më herët kontratën me Sane, pasi e duam atë lojtar në ekip edhe në të ardhmen. Ai do të jetë këtu edhe sezonin tjetër”, tha Guardiola.

(Kosova Sot Online)