Elvis Rexhbeçaj shënon supergol në fitoren e thellë të Wolfsburgut

  • 18 May 2019 - 17:48
Elvis Rexhbeçaj shënon supergol në fitoren e thellë të Wolfsburgut

Futbollisti 21-vjeçar i lindur në Prizren, Elvis Rexhbeçaj, e ka shënuar një supergol në fitoren me rezultat 8:1 të Wolfsburgut kundër Augsburgut.

Wolfsburgu e ka siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të sezonit të ardhshëm të Ligës së Evropës, pas fitores së thellë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni të Bundesligës.

Në mesin e nëntë golave të shënuar në këtë ndeshje ishte edhe ai i Elvis Rexhbeçajt, i cili shënoi një supergol në minutën e 60-të të ndeshjes, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi me rezultat 6:0.

21-vjeçari ka lindur në Prizren, mirëpo ai ende nuk e ka bërë asnjë paraqitje për asnjë ekip kombëtar.

Këtë sezon, ai i ka zhvilluar gjithsej 28 ndeshje, gjatë së cilave i ka shënuar dy gola dhe i ka asistuar tri të tjera.

(Kosova Sot Online)