Dukagjini rikthehet në Superligë, Besa dhe Vëllaznimi në barazh

  • 18 May 2019 - 17:59
Dukagjini rikthehet në Superligë, Besa dhe Vëllaznimi në barazh

Dukagjini është skuadra e dytë që edicionin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës pas Vushtrrisë e cila këtë sukses e kishte siguruar javën e kaluar.

Ekipi nga Klina ka triumfuar në ndeshjen e fundit të javës së 30-të në shtëpi përballë Drenasit, ndërkohë Besa është ndalur në Hogosht nga Kika për tu detyruar kështu për ta luajtur ndeshjen e barazhit.

Nga liga janë larguar Kika dhe Fushë Kosova, ndërsa Bashkimi i Koretinit dhe Ramiz Sadiku do të luajnë ndeshjen e barazhit për të kërkuar një tjetër mundësi qëndrimi në këtë rank garash.

(Kosova Sot Online)