Erza Muminoviq merr medaljen e artë në Poloni
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, xhudistja kosovare Erza Muminoviq e siguroi medaljen e bronztë në Kupën Evropianë për Kadet në Bielsko Biala në Poloni.
Erza Muminoviq e nisi garën në kategorinë e peshave deri në 48 kilogramë me disfatë kundër japonezes Hikari Yoshioka, e cila ia ndërpreu kosovares rrugën drejt medaljes së artë.
Megjithatë, Muminoviq e vazhdoi luftën për medaljen e bronztë, të cilën e fitoi pas pesë fitoreve radhazi.
Në repesazh i mposhti: francezen Lea Beres, spanjollen Zuleima del Carmen Falcon Sanchez, hungarezen Anna Kriza dhe polaken Karolina Mika.
Për ta fituar medaljen e bronztë, Muminoviq e mposhti hungarezen Rebeka Rita Keszegi, në luftën për vendin e tretë. Për këtë arritje u shpreh mjaft krenar trajneri i saj, Driton Kuka, në llogarinë e tij në Facebook.
(Kosova Sot Online)