Man City i pandalshëm në Angli, fiton edhe trofeun e tretë

  • 18 May 2019 - 19:56
Man City i pandalshëm në Angli, fiton edhe trofeun e tretë

Manchester City ka arritur ta fitojë edhe trofeun e tretë për sezoni 2018/19, pas triumfit me rezultat 5:0 kundër Watfordit, në finale të FA Cup. Raheem Sterlingu shkëlqeu në këtë ndeshje, duke arritur ta shënojë një het-trik.

Skuadra e Pep Guardiolës e dëshmoi pse ishte favorite për të triumfuar në finalen që u zhvillua sonte në stadiumin kombëtar të Anglisë, “Wembley”, duke e shkatërruar Watfordit me epërsi prej gjashtë golash.

Gjithçka filloi në minutën e 26-të, kur David Silva e zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha për pjesën e parë, pasi që Raheem Sterlingu e dyfishoi epërsinë vetëm 12 minuta më vonë. Goli u regjistrua i Sterlingut, pasi që anglezi e kishte prekur topin e goditur nga Gabriel Jesus pak para se topi ta kalonte vijën e portës.

Ndeshja nuk u përmirësua aspak për Watfordin as në pjesën e dytë, pasi që kjo skuadër nuk arriti ta shënojë asnjë gol, por i pranoi edhe katër të tjera.

Kevin De Bruyne e shënoi golin e tretë të Manchester Cityt në minutën e 61-të, ndërsa shtatë minuta më vonë ai e asistoi edhe golin e Jesusit.

Afër fundit të ndeshjes, Manchester City e thelloi edhe më tej epërsinë, përmes dy golave të Sterlingut, i cili e kompletoi het-trikun e tij.

Tani, Gurdiola e mbyll këtë sezon me Manchester City me tre trofe, pasi që më parë ka triumfuar edhe në Premierligë dhe në Carabao Cup.

(Kosova Sot Online)