Ibrahimovic dënohet pasi e sulmoi portierin në fushë

  • 18 May 2019 - 20:24
Ibrahimovic dënohet pasi e sulmoi portierin në fushë

Zlatan Ibrahimovic është dënuar me dy ndeshje pezullim, pasi që e kishte sulmuar një portier kundërshtar në fushë, gjatë ndeshjes në Major League Soccer (MLS), nivelin e parë të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

37-vjeçari Zlatan Ibrahimovic e ka futur veten në telashe pasi që e kishte kapur për qafe portierin kundërshtar, Sean Johnson, në ndeshjen e xhiros së kaluar, në të cilën LA Galaxy u përball me New York Cityn.

Johnson reagoi në mënyrë mjaft dramatike me rrëzimin e tij dhe bërtiti, pas sulmit të suedezit. Gjyqtari i ndeshjes i ndëshkoi që të dy futbollistët më kartonë të verdhë, në ndeshjen që New York City e fitoi me rezultat 2:0.

Johnson tha pas ndeshjes: “Zlatan është një lojtar i talentuar – ai natyrisht që e di çfarë po bën. Ai është një djalosh i mençur dhe e di se kjo është pjesë e lojës”.

“Edhe unë do të isha i irrituar po të isha në vendin e tij. Nuk mund ta fajësoj atë për zemërimin që e kishte në atë pikë të ndeshjes..

(Kosova Sot Online)