Allegri i zbulon prapaskenat e largimit të tij nga Juventusi

  • 18 May 2019 - 20:43
Allegri i zbulon prapaskenat e largimit të tij nga Juventusi

Massimiliano Allegri e ka pranuar se drejtuesit e Juventusit e morën vendimin për të mos ia besuar atij pozitën e trajnerit edhe për sezonin tjetër, mirëpo i ka refuzuar spekulimet se ai kishte kërkuar kontratë të gjatë apo revolucion në skuadër.

Juventusi e konfirmoi dje se Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën e “Zonjës së Vjetër” sezonin tjetër, ndërsa sot u mbajt edhe një konferencë e përbashkët për media, mes drejtuesve të klubit dhe vetë Allegrit.

“Në biseduam, i shprehëm mendimet tona për atë që mendonin se ishte më e mira për Juventusin dhe të ardhmen e klubit. Pas kësaj, klubi vlerësoi dhe vendosi se më e mira është që unë të mos jem trajneri për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Allegri.

“Raporti im me presidentin Agnelli, Nevdedin dhe Paraticin [drejtuesit e Juventusit] mbetet i shkëlqyeshëm. Jemi rritur të gjithë së bashku, përfshirë edhe Beppe Marottan dhe ky është momenti i duhur që t’i ndajmë rrugët për të mirë”.

“Disa gjëra u shkruan që nuk janë të sakta, duke sugjeruar se unë kam kërkuar një kontratë afatgjatë, një revolucion në skuadër dhe lojtarë të rinj. Por, ne kurrë nuk diskutuam për këtë gjë”.

“Ne thjesht e kuptuam që më e mira ishte të mos vazhdojmë së bashku. Njerëzit shkruan për katër apo pesë takime, por ishte vetëm një darkë dhe një takim në zyrat e klubit. Aty e kuptuam se nuk ishin kushtet e duhura për të vazhduar së bashku. Presidenti, si njeri vendimtar, e mori vendimin”.

(Kosova Sot Online)