Guardiola i pakapshim, shihni sa larg me tituj është nga trajnerët tjerë

  • 18 maj 2019 - 21:41
Guardiola i pakapshim, shihni sa larg me tituj është nga trajnerët tjerë

Trajneri që aktualisht drejton skuadrën e Manchester City, Pep Guardiola, po vazhdon dominimin e tij në futbollin evropian.

Pas sukseseve që korri me Bayern Munich dhe Barcelona, spanjolli po vazhdon dominimin edhe me Manchester City.

Me triumfin në Kupën FA, ku skuadra e tij demoloi skuadrën e Watford me rezultatin 6:0, Guardiola numëron titullin e 27 që nga sezoni 2008/09.

Kështu, spanjolli thellon edhe më shumë diferencën me ndjekësin e tij të parë, Jose Mourinho.

Image

Më poshtë keni trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe nga edicioni 2008/09.

Guardiola — 27

Mourinho — 13

Allegri — 13

Luis Enrique — 9

Zidane — 9

Ancelotti — 8

Simeone — 6

Benitez — 5

Klopp — 5

Van Gaal — 5

(Kosova Sot Online)