E bujshme: Ftesa e parë për Allegrin vjen nga një shqiptar

  • 18 maj 2019 - 22:13
E bujshme: Ftesa e parë për Allegrin vjen nga një shqiptar

Vetëm një ditë më parë u njoftua divorci i tij me Juventus, dhe kur kanë kaluar vetëm 24 orë, nuk ka munguar oferta e parë publike në adresë të trajnerit Massimiliano Allegri.

Deri këtu, asgjë e çuditshme për një teknik që ka vendosur rekorde në drejtimin e bardhezinjve, por ajo që e bën të bujshëm këtë lajm, është ofertuesi.

Bëhet fjalë për italo-shqiptarin Gianni De Biasi, ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, që udhëhoqi kuqezinjtë drejt kualifikimit historik për në Euro 2016.

De Biasi, i cili prej pak muajsh ka nisur zbatimin e një projekti të projektuar prej vetë tij, “Italia Football Talent”, atë të një shkolle futbolli lëvizëse në të gjithë Italinë.

Image

Pikërisht nga profili i tij në rrjetet sociale, De Biasi i ka bërë përcjellë Allegrit ftesën e parë: “I dashur Max, tani të presim në fundjavën e 28/29 qershorit të ardhshëm në Cortina dhe Corvara, bashkë me djemtë tanë të ITALIA FOOTBALL TALENT”.

 

(Kosova Sot Online)