Mbappe kërcënon Messi-n

  • 18 May 2019 - 22:18
Mbappe kërcënon Messi-n

Paris Saint-Germain e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Dijon, e vlefshme për javën e 37-të të kampionatit francez.

Pas golave të shpejtë të Di Maria-s (3') dhe Cavani-t (5'), vendasit kanë shënuar edhe të tretin e katërtin me Kylian Mbappe, i cili ka dërguar topin në rrjetë me portën e boshatisur.

Vetëm dy lojtarë kanë arritur të shënojnë 30 ose më shumë gola në pesë kampionatet kryesore të Evropës në këtë sezon: Leo Messi (34) dhe Mbappe (32).

Francezi kthehet në garë për Këpucën e Artë.

(Kosova Sot Online)