Crouch zbulon vendimin e Gareth Bale

  • 18 May 2019 - 22:53
Crouch zbulon vendimin e Gareth Bale

Sulmuesi i Burnley, Peter Crouch, më shumë në cilësinë e ish-futbollistit të Tottenham, ka zbuluar një sekret në lidhje me të ardhmen e ish-shokut të tij të skuadrës te “Spurs-at”, Gareth Bale.

“Pozicioni i Bale te Real Madrid vijon të më çudisë. Shpërdorimi i një futbollisti kaq të talentuar është qesharak. Ne ndajmë të njëjtin menaxher dhe me sa kam dijeni unë, ai është i bindur të qëndrojë në Spanjë”, deklaroi Crouch për “Daily Mail”.

“Ai është i lumtur dhe dëshiron të rikthehet titullar në formacion, pavarësisht thashethemeve përreth tij. Nëse nuk do të luante rregullisht as sezonin e ardhshëm, atëherë do të më pëlqente shumë që të rikthehej te Tottenham”, vijoi Crouch për tabloidin britanik.

(Kosova Sot Online)