Guardiola shkruan historinë për dëshiron që Man City të përmirësohet

  • 18 May 2019 - 23:38
Guardiola shkruan historinë për dëshiron që Man City të përmirësohet

Trajneri Pep Guardiola beson se Manchester City mund të përmirësohet, edhe pas arriti të bëhet skuadra e parë në histori të Anglisë që e fiton tripletën vendore, me fitoren me rezultat 6:0 në finale të FA Cup, kundër Watfordit.

“Citizens” u bënë skuadra e parë në histori të futbollit anglez që arriti t’i fitojë tri trofetë vendore – Premierligën, FA Cup dhe Carabao Cup.

Triumfi në Carabao Cup ia kishte sjellë Manchester Cityt trofeun e parë për sezoni 2018/19, para se skuadra e Pep Guardiola të arrinte të shpallej kampion edhe në Premierligë, për të dytin sezon radhazi.

Një tjetër udhëtim për në stadiumin kombëtar të Anglisë, “Wembley”, ua solli atyre edhe një trofe sonte, pasi që Manchester City e shkatërroi Watfordit, falë edhe ndihmës së Raheem Sterlingut, i cili shënoi het-trik.

Asnjë klub tjetër më parë nuk kishte arritur t’i fitonte të tri garat e Anglisë, megjithatë trajneri Guardiola beson se skuadra e tij mund të bëhet edhe më e mirë, tani që është hapur edhe afati kalimtar i verës.

“Ne duhet të përmirësohemi, gjithmonë ka hapësirë për përmirësime. Nuk ka asnjë kuptim që të qëndrosh i njëjtë”, ka thënë Guardiola për BBC Sport.

“Ishte një finale e mrekullueshme për ne dhe ne e përfunduam një sezon të mrekullueshëm. Një urim i madh për të gjithë njerëzit në klub, veçanërisht për lojtarët sepse ata janë arsyeja pse kemi fituar kaq shumë tituj”. 

(Kosova Sot Online)