Befason Guardiola: Më vështirë ta fitosh tripletën vendore sesa Ligën e Kampionëve

  • 19 May 2019 - 08:43
Befason Guardiola: Më vështirë ta fitosh tripletën vendore sesa Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola ka pohuar se ta fitosh tripletën vendore në Angli është arritje më e madhe sesa ta fitosh Ligën e Kampionëve.

Manchester City i Guardiolës e shkatërroi 6:0 Watfordin në finale të FA Cup, duke u bërë ekipi i parë që i fiton tre titujt e mëdhenj të Anglisë brenda një sezone.

“E dua Ligën e Kampionëve, por ta fituar tripletën vendore është më vështirë sesa ta fitosh Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Manchester City e fitoi edhe Premierligën dhe Kupën e Ligës, si dhe trofeun Community Shield në gusht.

“Ky është ndër sezonet më të mira që i kam përjetuar si trajner. Nuk do të thosha më i miri, por ndër më të mirët patjetër”, shtoi Pep.

“Është diçka e jashtëzakonshme t’i fitosh këta tituj”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)