Inzaghi favorit për postin e trajnerit të Juventusit

  • 19 May 2019 - 09:13
Inzaghi favorit për postin e trajnerit të Juventusit

Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Juventusit sipas të gjitha gjasave. Ai është në bisedime me drejtuesit e kampionit italian për ta zëvendësuar Massimiliano Allegrin, raportojnë mediat italiane.

Kandidatë të tjerë të mundshem janë edhe Maurizio Sarri i Chelsea, Pep Guardiola i Manchester City dhe Mauricio Pochettino i Tottenhamit.

Antonio Conte, sipas të gjitha gjasave, ka arritur marrëveshje me Interit dhe ka vendosur ta zërë vendin e Luciano Spallettit në stolin zikaltër.

Sipas mediave lokale, Juventusi e dëshiron një trajner të ri italian i cili ka prirje për të luajtur futboll sulmues.

Sipas Sport Mediaset, La Stampa dhe Corriere delolo Sport, Inzaghi është kontaktuar nga drejtuesit bardhezinj dhe i është thënë të presë.

Ai ka kontratë me Lazion deri në qershor 2020. 

(Kosova Sot Online)