Reali bën çmenduri, sakrifikon dy yje për Pogban

  • 19 maj 2019 - 12:39
Reali bën çmenduri, sakrifikon dy yje për Pogban

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, do me patjetër në "Santiago Bernabeu" mesfushorin kampion bote Paul Pogba. Shtatlarti është i gatshëm t'i bashkohet bashkëkombasit të tij në Spanjë, pasi është shumë i mërzitur në "Old Trafford". Ai është sulmuar nga tifozët e tij, ndërsa nga krahu tjetër klubi do t'i mbajë një pjesë të rrogës, pasi nuk u kualifikuan për Champions League.

Drejtuesit e "Djallit" janë të gatshëm që ta lënë të lirë Pogbanë, por duan që Reali të sakrifikojë shumë. Në këmbim të Pogbasë, ishullorët duan të arrijnë te Gareth Bale dhe te Raphael Varane. Të dy duan të largohen nga Madridi dhe janë nën fokusin e United.

Një shkëmbim i tillë do të ishte çmenduri, por mund të ndodhë. Zidane e ka jashtë planeve Gareth Balen, ndërsa nga krahu tjetër qendërmbrojtësi ka shfaqur hapur dëshirën për t'u larguar nga Spanja. Ai dëshiron të provojë një aventurë të re jashtë gadishullit Iberik.

Image

 

(Kosova Sot Online)