Festoi për Bayernin, Heidi Klum sulmohet nga tifozët e Dortmundit

  • 19 May 2019 - 12:52
Festoi për Bayernin, Heidi Klum sulmohet nga tifozët e Dortmundit

Festë e madhe e Bayernit për titullin e fituar në javën e fundit të Bundesligës.

Shumë tifozë të pranishëm në “Allianz Arena”, e natyrisht disa prej tyrë ishin tifozë “VIP”, sikurse top modelja Heidi Klum, bashkë me të dashurin e saj, Tom Kaulitz, pjesëtar i grupit muzikor Tokyo Hotel.

Postimi i saj nga stadiumi, “Shkojmë ta marrim këtë titull”, nuk ka marrë vetëm reagime pozitive.

Fansave të skuadrave të tjera, veçanërisht të Borussias së Dortmundit, nuk u ka pëlqyer ky qëndrim i saj, ndaj dhe e kanë sulmuar me komente, por Heidi i ka bllokuar për shumë orë, duke i lejuar vetëm në mbrëmje.

Image
Image
Image
Image

(Kosova Sot Online)