Portieri i rekordeve zbulon skuadrën e tij të re

  • 19 May 2019 - 14:02
Portieri i rekordeve zbulon skuadrën e tij të re

As Anglia, as Italia apo Spanja. E ardhmja e portierit të Real Madrid, Keylor Navas, është skuadra e Porto. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që shprehet se portieri 32-vjeçar nga Kosta Rika do të luajë në Portugali sezonin tjetër.

Navas ka ende edhe një vit kontratë me skuadrën “merengues”, por ka vendosur të largohet. Trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë të qartë, ai do të jetë portier i dytë i skuadrës sezonin tjetër, pasi titullar do të jetë belgu Thiabut Courtois.

Portieri ndodhet në Madrid që prej vitit 2014, ndërkohë që ka fituar edhe 3 Champions League radhazi me skuadrën e Real. Gjithsesi, kjo nuk ka mjaftuar dhe ai ka vendosur të largohet.

Te Porto, portieri nga Kosta Rika do të zëvendësojë Iker Casillas, pas problemeve me zemrën që ai pati kohët e fundit. Së fundi, bashkëshortja e tij Andrea Salas, ka qenë në Portugali për pushime, duke thënë se ky është vendi ideal, duke postuar edhe foto nga kjo vizitë.

(Kosova Sot Online)