Real Madrid e mbyll me turp sezonin

  • 19 May 2019 - 14:09
Real Madrid e mbyll me turp sezonin

Real Madrid është mundur edhe në ndeshjen e fundit në La Liga përpara publikut të vet në “Bernabeu”. Kanë qenë miqtë e Real Betis që kanë fituar me rezultatin 2-0, me dy gola të shënuar në pjesën e dytë.

Zinedine Zidane nuk i dha asnjë minutë Gareth Bale në këtë ndeshje, që me të gjitha gjasat e largon pa një përshëndetje para tifozëve madrilen. Të gjitha raportimet thonë që uellsiani do të largohet dhe se kjo do të ishte ndeshja e fundit për të me fanellën e bardhë.

Real Madrid e mbyll sezonin në vend të tretë me 68 pikë, ndërsa Betis në të 10-in me 50 pikë.

(Kosova Sot Online)