Bale, Kroos dhe Isco qeshnin derisa Real Madridi po humbiste ndaj Betisit

  • 19 May 2019 - 14:34
Bale, Kroos dhe Isco qeshnin derisa Real Madridi po humbiste ndaj Betisit

Gareth bale dhe Toni Kroos janë kapur në kamera duke qeshur në bankën e rezervistëve, derisa klubi i tyre Real Madridi po humbiste ndaj Real Betisit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Uellsiani nuk e luajti asnjë minutë dhe kjo mund të jetë hera e fundit për të në Santiago Bernabeu.

Real Madridi e mbylli një sezon te mjerueshëm me humbje 2:0 ndaj Real Betisit. Një ndeshje që sipas mediave në Spanjë ishte i fundit për plot futbollistë madrilenë.

Në mesin e tyre, Gareth Bale, Toni Kroos dhe Keylor Navas.

Dyshja Bale dhe Kroos u panë duke qeshur në stolin madrilen, derisa skuadra e tij po humbiste nga vizitorët.

(Kosova Sot Online)