Ajeti shënon për Baselin në finalen e Kupës

  • 19 May 2019 - 14:50
Ajeti shënon për Baselin në finalen e Kupës

Baseli ka kaluar në epërsi ndaj Thunit, në ndeshjen finale të Kupës së Zvicrës e cila po zhvillohet momentalisht në Bern.

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Ajeti shënoi në minutën e 24-të për epërsinë e Baselit. Ajeti realizoi gol të bukur me kokë.

Taulant Xhaka i Shqipërisë është po ashtu titullar, ndërkohë që Edon Zhegrova i Kosovës është në bankën e rezervistëve.

(Kosova Sot Online)