Largimi i çuditshëm i Gareth Bale, nuk përshëndetet as me tifozët

  • 19 May 2019 - 15:38
Largimi i çuditshëm i Gareth Bale, nuk përshëndetet as me tifozët

Gareth Bale mund të ketë kaluar 90 minutat e fundit si lojtar i Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Zinedine Zidane nuk e hodhi në fushë për asnjë minutë në humbjen 0-2 ndaj Real Betisit.

Një situatë e rëndë, pasi uellsiani dëshironte të përshëndetej me tifozët. Ai nuk e bëri diçka të tillë pas përfundimit të takimit duke preferuar të shkonte direkt në dhomat e zhveshjes.

Bale nuk iu bashku lojtarëve të tjerë në fushë që u duartrokitën nga tifozët në mbyllje të këtij sezoni skandaloz.

Kamerat kapën momentin kur Bale u largua direkt mjaft i irrituar.

Kjo mund të jetë mbyllja më e keqe për të, pa asnjë minutë në fushë dhe pa u përshëndetur me tifozët e galaktikëve. Ai e mbylli sezonin me 42 paraqitje dhe 14 gola.

(Kosova Sot Online)