Mbrojtësi i kombëtares largohet si kampion

  • 19 May 2019 - 15:55
Mbrojtësi i kombëtares largohet si kampion

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Metz. Lojtari i krahut të djathtë nuk do të rinovojë me kampionët e League 2 në Francë dhe nuk do të mund të luajë në elitën e futbollit francez sezonin e ardhshëm.

27-vjeçari largohet pas një sezoni të mirë ku ka luajtur 28 ndeshje nga të cilat 21 si titullar. Klubi francez ka njoftuar largimin e shqiptarit me anë të një videoje në "Twitter". Ai falenderon drejtuesit, tifozët dhe bashkëlojtarët për vitet e kaluar me Metz-in dhe u uron suksese në vazhdimësi.

"Shokët e mi, më duhet të them mirupafshim pas 4 sezonesh me Metzin. Erdhi koha për mua që të nis aventura të reja. Faleminderit të gjithëve nuk do t'u harroj kurrë. Në 4 vite kam njohur FC Metzin.

zbuluar një qytet fantastik dhe njerëz të jashtëzakonshëm. Jam martuar, kam lindur fëmijën tim të parë dhe kam fituar emocione të jashtëzakonshme", - shkruan ai. Balliu ka qenë në lupën e Dinamos së Zagrebit në ditët e fundit, mbase mund të lëvizë drejt Kroacisë.

(Kosova Sot Online)