Festë e paparë në Drenas, Feronikeli kampion i Kosovës

  • 19 May 2019 - 18:08
Festë e paparë në Drenas, Feronikeli kampion i Kosovës

Feronikeli është kampioni i ri i Kosovës në futboll pasi arriti në ndeshjen e fundit në Superligën e Kosovës ta mposht rivalin e drejtpërdrejt Prishtinën me rezultat 1:0 me golin e shënuar nga Yll Hoxha, për ta arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm.

Image


Ndeshja Feronikeli – Prishtina kishte ngjallur interesim të madh pasi cila skuadër do ta fitonte takim edhe shpallej kampion. Ishin vendasit e “NIklit” ata që shënuan fitore dhe festuan në fund, duke arritur kështu një sukses të madh dhe njëherësh për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e kampionëve.

Feronikeli ka gjasa ta mbyllë këtë edicion me dy trofe pasi është edhe në finale të Kupës së Kosovës ku ndeshet me Trepçën’89.

(Kosova Sot Online)