Trajneri i Feronikelit: Sot treguam se jemi ekipi më i mirë në Kosovë

  • 19 May 2019 - 18:56
Trajneri i Feronikelit: Sot treguam se jemi ekipi më i mirë në Kosovë

Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.

Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që sot ta mposht FC Prishtinën dhe ta fitojë titullin e tretë në histori. Në ndeshjen që u zhvillua në Drenas, Feronikeli fitoi me golin e vetëm të shënuar nga Yll Hoxha.

Trajneri i Feronikelit u shpreh i lumtur për triumfin dhe tha se e merituan titullin.

“Jam shumë i emocionuar, shumë i gëzuar. Ky titull u arrit me ndihmën e të gjithëve. Kemi qenë gjatë gjithë sezonit në vendin e parë dhe e merituam titullin. Me këtë treguam se jemi ekipi më i mirë në Kosovës”, tha Ramadani.

(Kosova Sot Online)