Ja sa para do t’i fitojë Feronikeli nga UEFA

  • 19 May 2019 - 20:11
Ja sa para do t’i fitojë Feronikeli nga UEFA

Feronikeli pritet të mbush arkën pas fitimit të titullit kampion. 260 mijë euro do t’i arkëtojnë si kampion i Kosovës nga UEFA, ndërkohë edhe 220 mijë të tjera për pjesëmarrje në ciklin parakualifikues për Champions Legue.

Feronikeli është shpallur kampion në Superligën e Kosovës për edicionin 2018/2019.Skuadra e Zekirija Ramadanit arriti që në “Rexhep Rexhepi” ta mposhtë FC Prishtinën në ndeshjen e fundit dhe ta fitojë titullin e tretë në histori.

Pas këtij triumfi, ekipi nga Drenasi do të marrë 50 mijë euro shpërblim nga Federata e Futbollit e Kosovës, por fondet më të mëdha pritet të vijnë nga UEFA.

Kështu 260 mijë euro “industrialistët” do ti arkëtojnë në konton e tyre si kampion i Kosovës nga UEFA, ndërkohë edhe 220 mijë të tjera do të shprazen në xhirollogarinë e tyre për pjesëmarrje në ciklin parakualifikues për Champions League.

Mbi gjysmë milioni euro për kampionin e ri të vendit, teksa kjo shumë mund të rritet varësisht nga performanca e tyre në garat ndërkombëtare.

Kujtojmë se cikli parakualifikues i Ligës së Kampionëve këtë edicion do të luhet në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)