“Këpuca e Artë” edhe këtë vit në këmbët e Kastriot Rexhës

  • 19 May 2019 - 20:52
“Këpuca e Artë” edhe këtë vit në këmbët e Kastriot Rexhës

“Këpuca e Artë” zyrtarisht edhe i takon Kastriot Rexhës. Sulmuesi prishtinas i Feronikelit, ka realizuar 22 gola në 28 ndeshje – më shumë se çdo tjetër futbollist.

Edhe zyrtarisht, Kastriot Rexha e ka fituar “Këpucën e Artë” në Ipko Superligën e Kosovës për edicionin 2018/19.

Sulmuesi i Feronikelit ka realizuar plot 22 gola në 28 ndeshje këtë edicion duke qenë thjeshtë i pandalshëm për kundërshtarët.

Rexha la prapa dyshen e Llapit, Ahmed Januzi dhe Festim Alidema, të cilët kanë shënuar 13 gola, respektivisht 12. Top 5 mbyllet me Meriton Korenicën (11) dhe Alban Shillovan (11).

(Kosova Sot Online)