Familjarët e Hadërgjonajt, Ademit: “Jo që do të vijë, por e ka obligim të vijë”

  • 19 May 2019 - 21:48
Familjarët e Hadërgjonajt, Ademit: “Jo që do të vijë, por e ka obligim të vijë”

Ademi ka treguar se për ta bindur Hadërgjonajn që të vijë të Kosova, kanë ndërhyrë edhe familjarët.

Florent Hadërgjonaj do të jetë futbollisti i ri që do t’i bashkohet Kosovës në ndeshjet e qershorit, kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Agim Ademi, ka zbuluar prapaskenat e bisedimeve me Hadërgjonajn dhe të afërmit e lojtarit.

“Me Hadërgjonaj ka qenë një punë dhe bisedë e kahmotshme. Kanë qenë procedura të gjata. Jam i lumtur që me dashuri, jo me interes, ka zgjedhur Kosovën”, tha Ademi.

“Në shtëpinë e tyre në njëfarë formë është marrë një lloj miratimi. Më kujtohet kur njëri prej familjarëve ku ishim duke qëndruar në një dhomë, mu drejtuan: ‘Jo që ka me ardh, por e ka obligim me ardh sepse atje i ka rrojt”, tha Ademi.

(Kosova Sot Online)