Cristiano Ronaldo feston titullin e parë të Serie A me Juventusin

  • 19 May 2019 - 23:43
Cristiano Ronaldo feston titullin e parë të Serie A me Juventusin

Ka nisur festa për Juventusin, ashtu edhe për Cristiano Ronaldon.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit në ndeshjen Juventus – Atalanta, që përfundoi 1-1, ka nisur festa për “Zonjën e Vjetër” në “Allianz Stadium”.

Një xhiro para fundit të edicionit, meqenëse është sfida e fundit në shtëpi për sezonin 2018/19, Juve festoi titullin, sic thonë atë, të 37 me tifozët e vet.

Ndërsa Cristiano Ronaldo festoi titullin e parë të Serie A, të dytin me fanellën e Juventusit, pasi ka fituar edhe Superkupën e Italisë.

Para ndeshjes me Atalantan, Ronaldo pranoi çmimin e lojtarit më të mirë në Serie A për sezonin 2018/19.

(Kosova Sot Online)