Trondit Mbappe: Ka ardhur koha të marrë përgjegjësi… mbase larg PSG-së

  • 20 May 2019 - 09:31
Trondit Mbappe: Ka ardhur koha të marrë përgjegjësi… mbase larg PSG-së

Kylian Mbappe e ka tronditur Paris Saint-Germainin me deklaratën e tij të fundit, në një kohë kur përfolët e ai mund të kalojë në Real Madrid, duke theksuar se mbase ka ardhur koha që ai të marrë më shumë përgjegjësi qoftë larg gjigantit francez.

Mediat botërore vazhdimisht kanë raportuar se Mbappe është objektivi i Real Madridit, dhe deklarata e tij të dielën mbrëma veçse i ka shtuar zërat për një largim të mundshëm

20-vjeçari tha se do të marrë më shumë përgjegjësi dhe la të kuptohej se këtë mund ta bëjë larg PSG-së.

“Mendoj se po e arrij pikën time të parë apo dytë të kthesës në karrierën time”, tha Mbappe në një gala mbrëmje në Paris, pasi mori çmimin lojtari më i mirë në Ligë 1 për sezonin 2018/19.

“Mbase ka ardhur koha të marrë më shumë përgjegjësi, qoftë në PSG me kënaqësinë më të madhe, apo mbase diku tjetër më një projekt të ri”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)