Prishtina mbeti pa titull, por kështu mund të dalë në Evropë!

  • 20 May 2019 - 10:22
Prishtina mbeti pa titull, por kështu mund të dalë në Evropë!

Prishtina dështoi ta fitojë titullin e kampionit edhe pas gjashtë vjetësh pritjeje pas humbjes nga Feronikeli në Drenas. Mirëpo, Bardhekaltrit e kanë një tjetër opsion për të dalë në Evropë

Prishtina e lëshoi një mundësi të mirë të dielën për t’u shpallur kampion pas gjashtë vjetësh pritjeje

Bardhekaltrit ishin në kërkim të titullit të tetë pasluftës, respektivisht të 11-tin që nga pavarësimi i futbollit kosovar në vitet e 90-ta.

Mirëpo, ata u mposhtën nga Feronikeli në ndeshjen më të madhe të vitit dhe edhe këtë edicion mbetën pa titull të kampionit dhe rrjedhimisht pa pjesëmarrje ne Champions League.

Por, kjo nuk nënkupton se kryeqytetasit kanë mbetur pa gara evropiane për sezonin që vjen.

Ata e kanë një tjetër mundësi për të luajtur në Evropë.

Por, “Plani B” nuk varet aspak nga prishtinasit.

Ata do të shpresojnë që Feronikeli ta mposht Trepçën ’89 në finale të Digitalb Kupës së Kosovës dhe me “Niklin” fitues të titullit dhe të Kupës, i hapet rruga ekipit të Mirel Josës si nënkampion të luajë në Europa League.

Skenar i njëjtë kishte ndodhur parvjet, kur prishtinasit kishin luajtur në Evropë si të dytët në tabelë.

(Kosova Sot Online)