Fationa Kasapi, e shtata në Kupën “IJF World Tour”

  • 20 May 2019 - 12:13
Fationa Kasapi, e shtata në Kupën “IJF World Tour”

Xhudistja kosovare ka përfunduar në pozitën e shtatë në evenimentin që u mbajt në Republikën Çeke, ndërsa Erza Muminoviq paraprakisht e kishte fituar medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare, Fationa Kasapi, e ka zënë vendin e shtatë në Kupën “IJF World Tour” për kadete, që u mbajt në Bielsko Biala të Republikës Çeke, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kasapi në kategorinë -57 kilogramë shënoi tri fitore, të cilat megjithatë ishin të pamjaftueshme për të fituar medalje. Të shtunën, Erza Muminoviq (-48 kg) fitoi medaljen e bronztë.

Fationa dhe Erza janë kandidate për të fituar medalje edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, “Baku 2019”, që mbahet prej 21 deri më 27 korrik 2019 në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

(Kosova Sot Online)